10:02 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / A. M.

Vdes 35-vjeçari në aksident në Shqipëri

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku ka ndërruar jetë një 35 vjeçar.

Bëhet me dije se shtetasi E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç;

“E. H., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet, shtetasi V. M., 35 vjeç; Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.