75 Mall Live Search
14:19 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / L K

Vdes 41-vjecarja shqiptare, policia arreston bashkëshortin e saj, dyshohet për vrasje

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Bergdietikon AG. Policia ka arrestuar një burrë lidhur me rastin për të cilin prokurori publik supozon se kemi të bëjmë me një vrasje.

Viktima është 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, nënë e dy fëmijëve, doktore e ekonomisë dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.

Sipas policisë kantonale të Aargaut, qendra e thirrjeve emergjente kishte marrë një raport të dielën në mëngjes se një grua në Bergdietikon ishte mbyllur në banjën e saj dhe nuk u përgjigjej thirrjeve të anëtarëve të familjes, transmeton albinfo.ch. Punonjësit e shpëtimit që mbërritën shpejt thyen derën me shpejtësi, por arritën të gjenin gruan 41-vjeçare, vetëm të vdekur.

Hetimet e filluara kanë konstatuar mungesë qartësie rreth situatës. Për këtë arsye është urdhëruar autopsia e trupit. Gjurmët dhe rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore tregojnë për ndikim të jashtëm.

Si rezultat i hetimeve është arrestuar një 47-vjeçar, shtetas zviceran, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, që ishte bashkëshorti i n i të ndjerës, shkruan Tagesanzeiger.ch.