20:30 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

Vdes 46-vjeçari që u gjet i plagosur në kokë, në Gjakovë

Ka ndërruar jetë 46-vjeçari që gjatë ditës së sotme u gjet i plagosur në kokë, në Gjakovë.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekë në Prishtinë”, u shpreh Gjurkaj.

Viktima është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit, në vendin e quajtur Shkugezë.

Për shkak të gjendjes së rëndë, ai ishte duke u trajtuar në QKUK.