75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes 46-vjeçarja, pasi mori plagë, duke u përplasur “aksidentalisht” me një derë qelqi

Një nënë e dy fëmijëve ka vdekur, pasi aksidentalisht ka provuar të kalonte një derë qelqi, në një bankë.

Pamjet e videos tregojnë se si Beena Jiju Paul 46 vjeçe, brenda degës së bankës “Baroda” në Perumbavoor të Indisisë, mori lëndime të mëdha, shkruan “Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Ajo i afrohet banakut para se të kthehej papritmas dhe të tërhiqet prapa derës, pasi ta kuptonte se kishte lënë çelësat për skuterin e saj jashtë.

Qelqi copëtohet rreth saj duke i shkaktuar lëndime të mëdha me ç’rast edhe ka ndërruar jetë.

Sipas dëshmitarëve, ajo nuk e dinte se kishe qelq, andaj edhe vrapoi për të dalë jashtë.

Ndihma e shpejti arriti në vendin e ngjarjes, mirëpo nëna e dy fëmijve nuk i përballoi dot plagët e marra.

Autoritetet shpejt arritën dhe e dërguan atë në një spital aty pranë, por nëna e dy fëmijëve iu nënshtrua plagëve të saj./Indeksonline/