75 Mall Live Search
18:43 / E Diele, 16 Korrik 2023 / AR

Vdes 48-vjeçari në Golem

Në Golem, shtetasi M. H., 48 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit  dhe më pas nga  stafi mjekësor, por shtetasi M.H, humbi jetën.

Stafi mjeksor i ndodhur në vendngjarje paraprakisht dyshon se 48 vjçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.