Vdes 58 vjeçarja që u plagos mbrëmë me armë zjarri në Podujevë

Mbrëmë në orën 23:50 në rrugën “Hasan Prishtina” në Podujevë u raportua për një rast plagosjeje me armë zjarri.
Sipas Policisë, viktima ishte Sh.Zh një 58 vjeçare, e cila më pas u dërgua për në QKUK për trajtim mjekësor.
Por, burime të IndeksOnline mësojnë e njëjta, s’arriti t’u shpëtojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
Kujtojmë që në lidhje me rastin, policia ka shoqëruar në stacionin policor dy persona të dyshuar;
N. Zh mashkull, 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe,
M. Zh mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet të jenë implikuar direkt në rast.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin përderisa të dyshuarit janë proceduar me tutje për lëndim të rëndë trupor si dhe mbajtje në pronësi, posedim të pa autorizuar të armëve./Indeksonline