16:24 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Vdes 63-vjeçari shqiptar në një aksident fatal, në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur ë një autostradë në “Via Emilia” të Riminit, ku një makinë ka përplasur një 63-vjeçar. Aksidenti ka qenë fatal, duke lënë të vdekur në vend burrin.

Nuk është e qartë nëse burri po shëtiste anash autostradës apo po kalonte përmes saj, shkruajnë mediat italiane.

Një makinë tip Mercedez e goditi atë e për pasojë, burri ka ndërruar jetë. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulancat.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 63-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tij nuk bëhet me dije.