75 Mall Live Search
10:43 / E Diele, 14 Qershor 2020 / indeksADMonline

Vdes 76 vjeçarja nga Covid-19 në Kosovë, shkon në 33 numri i të vdekurve

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sot, në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja R.M. e lindur në vitin 1944 nga komuna e Prizrenit.

Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19, si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.