Vdes 81-vjeçari, i cili refuzoi të mbante maskë, duke iu bindur thirrjeve të Trumpit, se Covidi-19 nuk vret njerëz!

Juan Cipriani, 81 vjeç, vdiq javën e kaluar nga COVIDI-19 në një spital në Massachusetts.
Sipas familjes së tij, Cipriani ishte mbështetës i presidentit Donald Trump, dhe refuzoi të mbante maskë
Ai rezultori pozitiv me Covid-19, më 30 shtator dhe u shtrua në spital tri ditë më vonë, shkruan “Daily Mail”, transmeton IndeksOnline.
Familja e 81-vjeçarit, i cili ishte një mbështetës i Donald Trumpit, thotë se i dashuri i tyre refuzoi të vishte një maskë, sepse presidenti minimizoi virusin.

Stephanie Landaverdetha për “Boston Globe” tha se gjyshi i saj, Juan Ciprian, nuk ishte aq i kujdesshëm sa duhej dhe se ishte i vetmi anëtar në familje që nuk e merrte seriozisht Covidin-19.
“Ai ishte i vetmi që nuk po u bindej këshillave për t’u mbrojtur nga Covidi-19. Ai po dëgjonte të gjitha këto teori konspirative dhe duke thënë se Trumpi tha këtë apo atë”, tha ajo.
“Ai nuk besonte se ishte diçka e vërtetë.”, shtoi tutje ajo.
Cipriani nuk kishte ndonjë sëmundje, ai filloi të përjetonte simptoma të COVIDIT-19 më 20 shtator. /IndeksOnline/
