75 Mall Live Search
22:28 / E Hënë, 06 Qershor 2022 / AR

Vdes Agim Dushi, doajeni i basketbollit

Ka vdekur Agim Dushi, ish-basketbollisti i njohur kosovar, ka njoftuar FBK-ja. Dushi ishte basketbollisti i KB Elektrokosova në vitet 1970-ta e më pas gjyqtar shumëvjeçar i basketbollit në ligat e ndryshme të shtetit të atëhershëm federativ.

Vlerësohet prej gjyqtarëve më të mirë të basketbollit që ka pasur Kosova ndonjëherë.

“Pas luftës, Dushi ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së. Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar”, shkruan në njoftimin e FBK-së.