75 Mall Live Search
16:23 / E Shtunë, 30 Prill 2022 / C E

Vdes agjenti Mino Raiola, e konfirmon edhe familja

Agjenti i futbollistëve, Mino Raiola ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe familja e tij përmes një njoftimi për media, shkruan Indeksonline.

Italiani prej një muajsh ishte i shtrirë në spital dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Raiola ishte agjent i shumë yjeve të futbollit si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Pavel Nedved dhe shumë të tjerë. /IndeksOnline/