75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 25 Shkurt 2023 / MSH

Vdes aksidentalisht ish-kryetari i Qendrës së VV-së në Deçan, Kurti: Jam i tronditur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është prekur nga vdekja në një aksident trafiku të ish-kryetarit të Qendrës së LVV-së në Deçan, Bilall Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj ishte gjithashtu anëtar i Brigadës 134 tl UÇK-së.

Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e Hadërgjonajt.

“I tronditur nga lajmi se ka humbur jetën në një aksident komunikacioni Bilall Hadërgjonaj, ish-kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Deçan. Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen Hadërgjonaj, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur.

Z. Hadërgjonaj ka qenë një inxhinier i specializuar i bujqësisë, anëtar i Brigadës 134 të UÇK-së, kandidat për kryetar komune me subjektin tonë në zgjedhjet e vitit 2013 dhe asambleist në Komunën e Deçanit. Më pas ai mori vendimin të ndryshojë subjekt e të japë kontribut diku tjetër. Ne do të ruajmë prej tij kujtime të mira e respekt për angazhimin dhe kontributin e tij jetësor. U prehtë në paqe!” ka shkruar Kurti në Facebook.