23:29 / E Diele, 25 Shtator 2022 / Gjelbrim

Vdes aksidentalisht në moshë të re futbollisti kosovar, ish klubi ja dedikon fitoren

Futbollisti 17 vjeçar Dren Bajrami, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Itali.

Bajrami dyshohet se ka rënë nga dritarja e dhomës së tij, në një strehimore në Udine të Italisë ku ishte i strehuar tash e disa muaj, shkruan IndeksOnline.

Dreni ishte lindur më 21.11.2004 në fshatin Piranë të Prizrenit.

Vdekja e tij ka tronditur edhe klubin e KF Piranës ku kishte luajtur Dreni Bajrami.

Në nderim të tij, klubi i Piranës sot në ndeshjen të cilën e fituan me rezultat 5-0 ndaj KF Arbanës, fillimisht e nderuan me një minutë heshtje, ndërsa në fund fitoren ja kanë dedikuar futbollistit Dren Bajrami.

”PUSHO NË PAQE, DREN BAJRAMI, FITORJA TË DEDIKOHET TY

Të dashur, përkrahës të KF Pirana, sot zhvilluam ndeshjen kundër KF Arbana në stadiumin e fshatit Serbicë, me një minut heshtje, në nderim të ish lojtarit tonë, Drenit.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/