Vdes aktori amerikan, pasi e goditën dy vetura

Ka vdekur në moshën 91-vjeçare aktori amerikan Orson Bean.
Aktori është goditur nga dy automjete, ku edhe ka vdekur, shkruan Indeksonline.
Të dy automjetet janë në vendin e ngjarjes, dhe policia është duke e hetuar rastin.
Orson filloi karrierën e tij në televizion në vitin 1950, duke luajtur nëpër shfaqje përfshirë Goodyear Playhouse dhe Broadway Television Theater.

Ai gjithashtu mori pjesë në The Tonight Show Starring Johnny Carson.
Kohët e fundit Orson u shfaq në Grace and Frankie dhe në filmin The Equalizer 2, të Denzel Washington.
Ai ishte i martuar me aktoren Alley Mills dhe janë prindër të katër fëmijëve./Indeksonline/
