75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Vdes aktori i famshëm amerikan, me siguri se do iu kujtohet ky rol i tij

Ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare aktori i famshëm amerikan, Jan-Michael Vincent. Aktori amerikan kishte karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Televizion dhe film.

Jan-Michael u bë shumë i famshëm me rolin e pilotit në shfaqjen “Stringfellow Hawke”.

Madje në atë kohë, Vincent u bë aktori që paguhej më së shumti, me nga 200 dollarë për çdo episod.

Jan-Michael gati vdiq në 2012 nga një infeksion pas të cilit iu amputua këmba. Jan-Michael gjithashtu luajti përballë Burt Reynolds në filmin e vitit 1978, “Hooper” dhe bashkë-luajti me Kim Basinger në filmin e vitit 1981, “Hard Country”.

Ai ishte një aktor i qëndrueshëm në Hollywood për 3 dekada dhe u shfaq edhe në filma si: “Lassie”, “Bonanza” dhe “Gunsmoke”./Indeksonline/