75 Mall Live Search
16:26 / E Shtunë, 01 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vdes aktori i filmit “Star Wars”, pas një beteje me kancerin

Aktori i filmit “Star Wars”, Alan Harris ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ai vdiq të shtunën në mëngjes, pas një beteje me kancerin e mushkërive për të cilën ishte diagnostikuar në vitin 2018, shkruan Indeksonline.

Alan Harris

Alan ishte i njohur për interpretimin e tre personazheve të ndryshme në trilogjinë e Sci-Fi Franchises.

Duke e konfirmuar vdekjen e tij, Imperial Signings tha në një postim në Facebook: “Një lajm shumë i trishtuar sapo ka ardhur që Alan Harris fatkeqësisht ndërroi jetë këtë mëngjes”.

Image result for alan harris star wars"

Alliance Agents tha në një deklaratë se Alan ka punuar në të tre filmat e Star Wars, ku kishte rolin më të spikatur.

Më tutje ata thanë se Harris ishte shumë modest, dhe shpesh takohej me fansat e tij.

Para aktrimit, ai punoi si model në Mbretërinë e Bashkuar./Indeksonline/

Image result for alan harris star wars"