Vdes aktori i ‘Friends’ pas betejës me kancerin

Aktori amerikan James Michael Tyler, i cili njihet me rolin e tij si ‘Gunther’ në filmin ‘Friends’, ka ndërruar jetë.
Ai vdiq në moshën 59 vjeçare, në shtëpinë e tij në LA, transmeton Indeksonline.
Pas vetes ka lenë gruan Jennifer Carno.
Ai ishte diagnostikuar me kancer në prostatë në vitin 2018, i cili më vonë iu përhap në eshtra duke ia shkaktuar vdekjen në moshë të re./Indeksonline/
