75 Mall Live Search
18:08 / E Mërkurë, 29 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes aktori i “Godfather”, Carmine Rosato

Carmine Caridi ka vdekur pasi kishte rënë në koma.

Aktori i ‘Godfather’, i cili luajti Carmine Rosato në pjesën e parë, u shtrua në spital në Cedars-Sinai në L.A., ndërsa vdiq sot.

Miku i Carmine, aktori dhe regjisori Chazz Palminteri, e konfirmoi këtë për TMZ, përcjellë Indeksonline.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi krizën shëndetësore të artistit.

Carmine është një aktor televiziv veteran, i cili luajti në shfaqje të mëdha si “Starsky dhe Hutch”, “Taxi”, “Fame” dhe “Simon & Simon”.

Interesante, ai u kthye në “The Godfather  III”, por në një rol tjetër – ai luajti Albert Volpe atë kohë.

Carmine ishte 85 vjeç./Indeksonline/