14:14 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes aktori i njohur amerikan

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare aktori i famshëm amerikan, Rip Torn.

I ndjeri ka qenë pjesëmarrës në shumë filma të njohur ndër vite në Hollywood. Torni vuante prej shumë vjetësh nga sëmundja e Alzheimerit.

Ish-aktori ishte fitues i çmimit “Emmy”. Ripi ishte ndoshta më i njohur për rolin e tij si Artie në “The Larry Sanders Show”.

Po ashtu Torni ishte kandidat për çmimin “Oscar”, më 1984 për “Cross Creek”./Indeksonline/