75 Mall Live Search
08:30 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / AR

Vdes aktori i njohur amerikan në moshën 83-vjeçare

Ka ndërruar jetë aktori amerikan Burt Young, i njohur për rolin e Paulie Pennino në filmat Rocky. 

Ai mori pjesë në dhjetëra filma dhe seriale gjatë karrierës së tij, por mbahet mend më së miri si Paulie, miku më i mirë dhe kunati i personazhit kryesor Rocky Balbao, transmeton Indeksonline.

Artistit iu dha nominimi për Oscar në vitin 1976 në kategorinë e aktorit më të mirë dytësor.

Ai vdiq në fillim të këtij muaji në moshën 83-vjeçare në Los Angeles, raportojnë mediat amerikane./Indeksonline/