75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 10 Janar 2022 / MSH

Vdes aktori i njohur, Bob Saget

Aktori dhe komediani amerikan Bob Saget, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin Full House, ka vdekur papritur në moshën 65-vjeçare.

Lajmin mbi vdekjn e tij e ka bërë të ditur familja e vetë aktorit.

Saget u gjet pa vetëdije nga stafi në dhomën e tij, në hotelin Ritz-Carlton në Orlando të Floridas, të dielën, shkruan BBC.

Oficerët policorë mbërritën pas një telefonate nga stafi i hotelit dhe e konstatuan vdekjen e aktorit.

Detajet e sakta rreth vdekjes së tij mbeten të paqarta.

Por në një deklaratë të shkurtër të postuar në Twitter, Departamenti i Sherifit tha se detektivët nuk kishin gjetur asnjë gjë të dyshimtë ose përdorim të drogës gjatë hetimeve fillestare.

“Ne jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot”, tha familja e tij në një deklaratë.

“Ai ishte gjithçka për ne dhe duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke bashkuar njerëz nga të gjitha sferat e jetës me të qeshura.”

Saget, një stand-up komedian veteran, sapo kishte filluar një turne të ri komedi në të gjithë ShBA-në, duke performuar të shtunën në Jacksonville, një ditë para se të vdiste.