20:01 / E Premte, 04 Gusht 2023 / MSH

Vdes aktori i njohur i “Breaking Bad”

Mark Margolis, aktori veteran i njohur për rolet e tij në “Breaking Bad” dhe “Better Call Saul”, ka vdekur.

Kështu ka deklaruar djali i tij, aktori dhe CEO i Knitting Factory Entertainment, Morgan Margolis.

Mark Margolis vdiq në moshën 83 vjeçare.

Margolis kishte marrë një nominim për Emmy për portretizimin e Hector “Tio” Salamanca.

Tio, një personazh i preferuar i fansave, ishte një ish-zbatues i kartelit që komunikonte duke përdorur një zile bronzi të ngjitur në karrigen e tij me rrota, shkruan CNN.

 Ai më vonë luajti Tion si një djalë të ri përpara se të ishte në një karrige me rrota.