Vdes aktori i njohur në moshën 33 vjeçare

Aktori Robert Cormier, i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ka vdekur në moshën 33-vjeçare.
Aktori kanadez vdiq të premten. Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi motra e tij për Hollywood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra pas një rënieje.
Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC , i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë një orëshe në Kanada.
Rolet e tjera përfshijnë” Designated Survivor”, “Ransom” dhe luajtjen e ëinston për dy episode në “American Gods” të Starz.