75 Mall Live Search
17:02 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vdes aktori i njohur shqiptar që kishte luajtur në filmin ‘Debatik’

Arti shqiptar në zi! Mësohet se ka ndërruar jetë Shpëtim Zani, aktori i cili u bë i famshëm për rolin e tij “Coli” në filmin “Debatik”.

Ai ndërroi jetë pas orës 01:00 të mesnatës si pasojë e një ataku kardiak. Miqtë në rrjetet sociale kanë dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta.

Përkundër që ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, Zani hyri në mendjat e zemrat e gjithë shqiptareve me paraqitjen e tij në ‘Debatik’.

Image may contain: 2 people, text

Filmi ‘Debatik’ do të mbetet njëri ndër filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare.

Përkundër që është i bërë në vitin 1961, kjo dramë shqiptare vazhdon të jetë ende e shikuar.

Roli i ‘Colit’ u bë shumë popullor dhe aktrimi i tij  u vlerësua lart. Pa dyshim, Shpëtim Zani do të mbetet një margaritar i kinematografisë shqiptare.

Pak ditë më parë, arti shqiptar ka humbur një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjegj Xhuvani, i cili la pas një trashëgimi veprash me vlerë për kinematografinë shqiptare./Indeksonline/