Vdes aktori i “The Middle” pas një beteje me kancerin
Pat Finn, një aktor i njohur televiziv dhe komedian, i njohur më së miri për rolin e tij si fqinji miqësor Bill Norwood në serialin The Middle të ABC-së , vdiq të hënën, më 22 dhjetor, në shtëpinë e tij në Los Angeles pas një beteje trevjeçare me kancerin.
Ai ishte 60 vjeç, transmeton Indeksonline.
Vdekja e tij u njoftua nga familja e tij dhe u konfirmua për Deadline nga menaxherja e tij Andrea Pett-Joseph, e cila e quajti Finn-in “personin më të sjellshëm” dhe tha se aktori ndërroi jetë i rrethuar nga familja dhe miqtë.
Në vitin 2022, Finn u diagnostikua me kancer të fshikëzës por më vonë u rikthye dhe u përhap metastaza./Indeksonline/
Heartbroken that our dear friend, Pat Finn, passed away. As kind as he was brilliantly hilarious. This video of him at our Chicago apartment in ‘96, making his baby daughter Cassidy pretend to drive a bus and do karate kicks is priceless. Rest In Peace, Finner. We love you.❤️☘️ pic.twitter.com/N2uxudhgKj
— Brian Stack (@BrianStack153) December 24, 2025

