Vdes aktori i Tinky Winky në serialin për fëmijë “Teletubbies” (Foto)
Aktori që ka lujtur rolin e Tinky Winky në seririn “Teletabbies” ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për Simon Shelton Banners i cili ndrroi jetë në moshën 51 vjeçare. Ai fillimisht ishte valltar dhe koreograf para se të merrte rolin në serial.
Tinky Winky është dalluar nga rolet e tjera sepse pas vetes gjithmonë merrte një cantë ngjyrë rozë.
Për vdekjen e tij u shpreh edhe Emily Atack që është mbesa e aktorit.
“Agji im i dashur është larguar nga jeta pa pritur. Njeriu më i talentuar dhe i dashur që keni mundur të takohni në jetë. E deshën të gjithë ata që e njohën dhe do të jetë gjithmonë” kishte shkruar ajo në këtë postim.
Ndryshe, shumë njerëz dhe fansa në mbarë botën kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e tij./Indeksonline/