Vdes aktori që e luajti rolin e Hitlerit
Ka vdekur aktori i njohur, zviceran Bruno Ganz në moshën 77 vjeçare.
Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Zurich të premtën mbrëma, ka shkruar menaxhmenti i tij.

Ganz ishte i njohur në kinemanë gjermane dhe atë angleze, transmeton Indeksonline.
Roli i tij më i famshëm ishte ai i Adolf Hitler në filmin “Downfall”. Ai kishte fituar çmimin “BBC Four World Cinema” dhe ishte i nominuar në “Academy Award” në kategorinë “Filmi më i mirë i Huaj”. /Indeksonline/
