75 Mall Live Search
13:45 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / V R

Vdes aktori që ishte i pari që luajti rolin e James Bond

Sir Sean Connery ka vdekur në moshën 90 vjeç.

Aktori skocez fitues i shumë çmimeve ishte i njohur më së miri për rolin e James Bond dhe ishte i pari që solli rolin në ekranin e madh.

Ai u shfaq në shtatë nga filmat spiunë dhe u bë kalorës nga Mbretëresha në Holyrood Palace në 2000.

BBC raportoi vdekjen e aktorit të shtunën pasdite, ai festoi 90 vjetorin e lindjes në gusht./Indeksonline/