Vdes aktorja e famshme

Lea Massari, një aktore italiane dhe ikonë e kinemasë evropiane, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç, raporton Hollywood Reporter.
Massari vdiq në shtëpinë e saj në Romë të hënën, transmeton Indeksonline.
Në një karrierë dhjetëvjeçare që përfshin filma, televizion dhe teatër, Massari luajti përkrah Alain Delon, Jean-Paul Belmondo, Michel Piccoli dhe Omar Sharif.
Ajo ishte një personazh i dashur si për kolegët ashtu edhe për publikun, por i shmangej vëmendjes. Pasi u tërhoq nga aktrimi më shumë se 30 vjet më parë, ajo rrallë shfaqej në publik./Indeksonline/
