23:00 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / AR

Vdes aktorja e filmit “Harry Potter”

Aktorja e “Harry Potter”, Samantha Davis, gruaja e aktorit Warwick Davis nga Star Wars , ka vdekur në moshën 53-vjeçare.

Vdekja e saj u konfirmua në një deklaratë nga bashkëshorti i saj Warwick, i cili zbuloi se ajo kishte vdekur më 24 mars, transmeton Indeksonline.

“Vdekja e saj ka lënë një boshëllëk të madh në jetën tonë. Më mungojnë përqafimet e saj”, tha Warwick në një deklaratë, sipas BBC .

“Ajo ishte një personazh unik, duke parë gjithmonë anën e diellit të jetës, ajo kishte një sens humori dhe gjithmonë qeshte me shakatë e mia të këqija.”

Warwick kishte aktruar që kur ishte fëmijë, duke gjetur famë përmes Star Wars, në të cilën ai luajti disa personazhe, duke përfshirë, më të famshmin, Wicket the Ewok./Indeksonline/

Dasma e Warwick Davis dhe gruas së tij Samantha Burroughs në YAXLEY CHURCH, CAMBRIDGESHIRE, BRITANI - 1991