75 Mall Live Search
22:48 / E Martë, 12 Gusht 2025 / MSH

Vdes aktorja e njohur amerikane

Danielle Spencer, ylli i kinematografisë amerikane, e njohur më së miri për rolin e saj kryesor në sitcom-in e famshëm “What’s Happening!!“, ka vdekur në moshën 60-vjeçare.

Aktorja ndërroi jetë të hënën, në një spital në Richmond, Virginia.

Lajmi tragjik u konfirmua nga ish-kolegu i saj, Haywood Nelson.

Nelson konfirmoi se vdekja e Spencer erdhi si pasojë e një beteje të gjatë me kancerin.