10:32 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes aktorja e njohur amerikane, Shelley Morrison

Aktorja e njohur amerikane Shelley Morrison, e cila u njoh me rolin në “Will & Grace” si Rosario, vdiq të dielen nga një sulm në zemër, në moshën 83-vjeçare.

Shelley shkoi në qendrën mjekësore “Cedars-Sinai”, në Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Publiku e kujton aktoren për rolin e saj si Rosario Salazar, në serialin “Will & Grace”, e cila u shfaq nga viti 1999 deri 2006.

Ajo u shua në moshën 83- vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, derisa la pas vetes 6 fëmijë. /Indeksonline/