75 Mall Live Search
16:28 / E Premte, 27 Shtator 2024 / MSH

Vdes aktorja e njohur e “Harry Potter”

Aktorja e njohur e serisë “Harry Potter”, Dame Maggie Smith, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Ajo njihet edhe për paraqitjen e saj në filmin e famshëm “Downtown Abbey”, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për vdekjen e Smith e ka konfirmuar edhe familja e saj.

Gjatë karrierës, Damie Maggie Smith ka fituar dy çmime “Oscar” dhe tetë çmime “Bafta”.

Dame Maggie Smith ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në një spital britanik, ku po trajtohej tash e një kohë.