75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / MSH

Vdes aktorja e njohur e serialit “Doctor Who”

Aktorja britanike, Pik-Sen Lim, e njohur për rolet e saj në seriale si “Doctor Who” dhe “Mind Your Language”, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

E lindur në Malajën Britanike në vitin 1944, Lim emigroi në Britani kur ishte vetëm 16 vjeç, për të ndjekur një karrierë si aktore.

Shfaqja e saj e parë në ekran erdhi disa vite më vonë, në vitin 1964, kur luajti rolin e një infermiere në dramën spitalore “Emergency Ward 10”.

Ishte në sheshxhirim të këtij seriali, kur ajo takoi edhe skenaristin Don Houghton, me të cilin u martua në vitin 1968 dhe me të cilin pati vajzën Sara Houghton, gjithashtu aktore.

Aktorja gjithashtu vazhdoi të shfaqej në tre sezonet e para të sitcom-it “Mind Your Language”.

Aktorja u kujtua nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, të cilët i bën homazhe për ndershmërinë e saj dhe kontributin që i dha kinematografisë.