75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 25 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vdes aktorja e njohur, humbi betejën me kancerin!

Beverley  Owen, aktorja që luajti rolin e Marilyn në ‘The Munsters’ ka ndërruar jetë.

Sipas TMZ, aktorja vdiq me 21 shkurt në moshën 81 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin ovarian, transmeton Indeksonline.

Beverley ishte e rrethua nga miqtë dhe familja e saj në shtëpinë në Vermont, ajo u diagnostikua me kancer në janar të vitit 2017 por e kishte mbajtur private.

Aktorja e njohur, la rolin vetëm një sezoni për t’u martuar me producentin Jon Stone. Ata ishin të martuar për gati një dekadë dhe kishin dy vajza.

Shfaqja e parë e Beverley ishte në ‘As the World Turns’ në vitin 1956. Pastaj u shfaq në shfaqje të tjera, duke përfshirë ‘The Doctors’, ‘Kraft Mystery Theatre’, ‘Wagon Train’ e shumë të tjera përpara se të fitonte rolin jetësor ‘The Munsters’