Vdes aktorja e njohur në moshën 82-vjeçare

Aktorja hollivudiane Raquel Welch ka vdekur në moshën 82-vjeçare.
Ajo u nda nga jeta në mënyrë paqësore herët në mëngjes pas një sëmundjeje të shkurtër, tha kompania e saj e menaxhimit.
Welch fitoi një Golden Globe në vitin 1975 për rolin e saj në “The Three Musketeers”.
Ajo bëri debutimin e saj fillestar në vitin 1966 në aventurën fantastiko-shkencore “Udhëtimi fantastik” dhe dramën parahistorike “Një milion vjet para Krishtit”.
Pavarësisht se kishte vetëm disa rreshta dialogu, pamja e saj në këtë të fundit ishte një nga rolet e saj më të njohura, me bikini lëkurë dreri.
Në vitin 2011, revista Time e vendosi atë në vendin e gjashtë në “10 bikinit më të mirë në kulturën pop”.
Krahas karrierës së saj të aktrimit, Welch shihej si një seks simbol, me revistën Playboy që e quajti atë “gruaja më e dëshiruar” e viteve 1970.
Welch lindi në shtator 1940 në Çikago, familja e saj u zhvendos në San Diego në Kaliforninë jugore kur ajo ishte dy vjeç.
Raquel ka lënë pas dy fëmijët e saj, djalin Damon Welch dhe vajzën e saj, Tahnee Welch.