Vdes aktorja e serialit “Vice Principals”
 
				Aktorja e famshme, Kimberly Hébert Gregory, e njohur më së miri për rolin e saj kryesor në serialin komik të HBO -së, Vince Principals, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.
Ish-bashkëshorti i saj, Chester Gregory, e konfirmoi lajmin të premten, transmeton Indeksonline.
“Na mësove për guximin, për artin, për qëndrueshmërinë dhe për mënyrën se si të vazhdojmë të shfaqemi, edhe kur jeta kërkonte më shumë sesa i takon”,shkroi Chester, në Instagram./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                