75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

Vdes aktorja e Star Treck

Aktorja amerikane Nichelle Nichols, e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin televiziv sci-fi të viteve 1960 Star Trek, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Nichols theu barrierat në rolin e saj si “toger Nyota Uhura” në serial, duke u bërë një nga aktoret e para me ngjyrë në ShBA që luante një figurë me autoritet.

Ajo u punësua më vonë nga NASA, në një përpjekje për të inkurajuar më shumë gra dhe afrikano-amerikanë që të bëhen astronautë.

Djali i saj Kyle Johnson, tha se Nichelle vdiq nga shkaqe natyrale.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Johnson shkroi: “Me keqardhje ju informoj se një dritë e madhe në qiell nuk shkëlqen më për ne siç ka bërë për kaq shumë vite.

“Drita e saj sidoqoftë, si galaktikat e lashta që shihen tani për herë të parë, do të mbetet për ne dhe brezat e ardhshëm për ta shijuar, mësuar dhe marrë frymëzim.”