18:48 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Vdes aktorja Honor Blackman, në moshën 95-vjeçare

Aktorja e njohur, Honor Blackman, që luajti në filmin e James Bond, “Goldfinger” dhe në shfaqjen televizive “The Avengers”, ka vdekur në moshën 95-vjecare.

Ajo vdiq në shtëpinë e saj në Lewes, Sussex, në Anglinë Jug-Lindore, në moshën 95-vjecare nga shkaqe natyrore.

Në një deklaratë të lëshuar nga familja e saj shkruan: “Është trishtuese të ju njoftojmë se ka vdekur Honor Blackman në moshën 94-vjecare”.

Ajo ishte e njohur për rolin e saj në filmin e Bondit, dhe ishte gjithashtu e njohur për portretizimin e Cathy Calen në serialin televiziv të viteve 1960’ “Avengers” përballë Patrick Macnee./Indeksonline/

Honor Blackman, James Bond's Pussy Galore, dies aged 94 | Film ...