Vdes aktorja Shelley Duvall në moshën 75-vjeçare

Aktorja amerikane Shelley Duvall, e njohur për filmat si “The Shining”, “Annie Hall” dhe “Nashville”, ka vdekur në moshën 75-vjeçare.
Partneri i saj Dan Gilroy e konfirmoi lajmin për The Hollywood Reporter.
Duvall ishte e njohur për dramën 3 Gratë e vitit 1977, me regji të Robert Altman, për të cilën ajo fitoi çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe u nominua për një Bafta.
Duvall qëndroi jashtë ekraneve për dy dekada, përpara se të kthehej në “The Forest Hills” e vitit 2023, shkruan BBC.