75 Mall Live Search
10:38 / E Hënë, 04 Janar 2021 / C E

Vdes aktorja Tanya Roberts në moshën 65-vjeçare

Ka vdekur aktorja Tanya Roberts, e cila ka luajtur në serinë e famshme “That ’70s Show” dhe ka pasur rol në filmin për agjentin 007, “A View To A Kill”.

Ajo ishte 65-vjeçare. Aktorja amerikane ishte alivanosur në mbrëmjen e Krishtlindjes, pasi kishte dalë në shëtitje me qenin e saj, raporton “TMZ”.

Më më ishte dërguar në spitalin “Cedar-Sinai” në Los Angeles, ku ka vdekur të dielën, më 3 janar.

Vdekja e Robertsit nuk kishte lidhje me COVIDIN-19, kanë raportuar mediat në Amerikë dhe aktorja nuk vuante nga ndonjë sëmundje. Madje gjatë muajit dhjetor ajo kishte realizuar videolidhje me “Zoom”-in, dhe kishte kontaktuar me adhuruesit e saj.

Deri tani nuk është konfirmuar shkaktari i vdekjes së saj nga zyrtarët mjekësor apo familjarët e aktores. Robertsi nuk kishte fëmijë dhe prapa e ka lënë partnerin e saj prej kohësh, Lance O’Brien.

Aktorja emri i vërtetë i së cilës ishte Victoria Leigh Blum, lindi në Bronx të New Yorkut. Debutimin në aktrim e shënoi në vitin 1975, me një rol në filmin e zhanrit horror, “Forced Entry”. Ajo më së miri njihet për portretizimin e bukuroshes, Stacey Sutton, në filmin e vitit 1985, “A View To A Kill”, ku luajti krahas aktorit Roger Moore i cili edhe e shënoi performancën e fundit të agjentit sekret James Bond.

Robertsi po ashtu shquhej për rolet në filma të tillë si: “Beastmaster”, “Sheena”, “Night’s Eyes” dhe “Almost Pregnant”.

Sa i përket roleve televizive, Tanya Roberts i ishte bashkuar serisë “Charlie’s Angels” në sezonin e pestë dhe të fundit, që u transmetua në vitin 1980 në kanalin “ABC”. Nga fundi i viteve ’90-të ajo u shfaq me një rol dytësor në serinë “That ’70s Show”. Aktorja ishte larguar nga ky projekt i suksesshëm televiziv i kanalit “FOX”, në sezonin e tij të tretë, për t’u kujdesur për bashkëshortin e saj, i cili vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse, Barry Roberts.