75 Mall Live Search
10:11 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / k.v

Vdes Artur Metani, shofer në Ambasadën e Kosovës në Hagë

Ka vdekur pas një sëmundje të shkurtër, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë. Lajmin e ka dhënë vet ambasada nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë për vdekjen e parakohshme, pas një sëmundjeje të shkurtër, të kolegut, mikut dhe vellait tonë të dashur, Artur Metani, shofer në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë.
Ngushëllimet tona të thella për familjen dhe miqtë nga Kosova, Shqipëria, Holanda dhe gjithandej.
Pusho në paqe, Artur. Do të të kujtojmë përherë!