75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 05 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes avokati Emin Shkodra

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare avokati me përvojë shumë vjeçare, Emin Shkodra.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se sot, në moshën 83 vjeçare ndërroj jetë babi ynë, Avokat Emin Shkodra.

Informata rreth jetës e veprimtarisë së tij:

Studimet universitare dhe pasuniversitare i kreu në Zagreb në vitin 1968, ku pastaj u punësua si gjykatës i lëndëve penale në Komunën e Prishtinës. Më pas ka punuar si shef dhe koordinator i shërbimeve juridike në Odën Ekonomike të Kosovës deri në pensionim ne vitin 2004. Edhe pas pensionimit ka qenë i angazhuar nga OEK si avokat përfaqësues në gjykata dhe organe tjera shtetërore. Emin Shkodra gjatë jetës së tij ka shkruar edhe përpunuar libra kryesisht lidhur me kodin penal të Republikës së Kosoves, libri i tij i shtypur eshte “Kodi penal me shpjegime dhe tregues alfabetik” kodi drejtues për të mitur.

La pas vetes bashkëshorten vajzat, nipat dhe mbesat.