75 Mall Live Search
12:40 / E Premte, 26 Prill 2019 / indeksADMonline

Vdes babai i Emiliano Sala!

Babai i Emiliano Sala, lojtari i cili vdiq në një aksident me avion vetëm tre muaj më parë, ka vdekur në moshën 58 vjeçare, pas një sulmi në zemër.

Horacio Sala vdiq natën, konfirmoi politikani lokal Julio Muller, duke shtuar se paramedikët për fat të keq nuk mund ta shpëtonin atë.

“2019 na lë me lajme tronditëse në këtë qytet,” tha Muller.

“Në orën 5 të mëngjesit, gruaje e tij më thirri dhe ajo ishte shumë e mërzitur.

“Mjekët ishin aty, por kur erdha në shtëpinë e tyre, ai tashmë kishte vdekur”. /IndeksOnline/