17:00 / E Hënë, 14 Nëntor 2022 / AR

Vdes babai i Jennifer Aniston

Babai i Jennifer Aniston, John Aniston, ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur vet aktorja përmes një postimi në Instagram duke treguar se ka ndërruar jetë me 11 nëntor, transmeton Indeksonline.

“Babai im i dashur… ti ishe një nga njerëzit më të bukur që kam njohur ndonjëherë”, shkroi ndër të tjerash.

John ishte i njohur për punën e tij. Ai kishte rrëmbyer çmimin “Daytime Emmys Liftetime Achievemend Award” për punën profesionale në telenovelë./Indeksonline/