75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vdes babai i Rudina Dembacajt

Ka ndërruar jetë babai i aktores dhe prezantueses nga Shqipëria, Rudina Dembacaj i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rudina në një postim prekës në Instagram.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin ! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj”, ka shkruar Rudina në postim.

Ditë më parë Rudina kishte ditëlindjen dhe po atë ditë publikoi disa fotografi me të atin, ku shkruante se këtë vit ajo do të festonte te dera e spitalit për t’i qëndruar atij pranë, ndërsa theksoi se ishte njeriu i vetëm që ajo ka adhuruar gjithmonë.

Rudina bëri të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër në vendin e tij të lindjes, Shënkoll, Lezhë./Indeksonline/