18:08 / E Premte, 11 Gusht 2023 / MSH

Vdes basketbollisti 26 vjeçar

Ish-përfaqësuesi malazez i basketbollit, Ivan Ćorović, ka ndërruar jetë sot në moshën 26-vjeçare.

Ćorović luftoi për një kohë të gjatë me kancerin, andaj edhe u detyrua t’i japë fund karrierës së tij, shkruan CdM.

Ćorović ishte përfaqësues i juniorëve të Malit të Zi dhe kapiten i ekipit të të rinjve të Crvena Zvezdas.

Ai do të varroset më 13 gusht, në Shavnik.