75 Mall Live Search
13:41 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / L A

Vdes basketbollisti i njohur kosovar

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me dhimbje për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish-lojtar, ish-anëtar i bordit të klubit dhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në komunikatën zyrtare, klubi nga Suhareka ka theksuar se Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit dhe për dashurinë e madhe që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

“Arbeni ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme,” thuhet në njoftimin e klubit.

Në fund, KB Golden Eagle Ylli ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij, duke uruar që Arbeni të prehet në paqe.