Vdes bateristi i njohur pas luftës me kancer!
Bateristi i njohur, Andy Anderson , këtë muaj është diagnostifikuar me kancer.

Ai vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 68 vjeqare. E këtë e ka bërë të ditur shoku i tij i bandës, Lol Tolhurt.

“Andy Anderson ishte një zotëri dhe një muzikan shumë i mirë me sens të humorit të cilin e ka mbajtur deri në fund.”- shkruajti Tolhurt.
Anderson ka lindur në Clifford në Londër. Ai është bashkangjitur në grupin ‘The Cure’ në vitin 1983.Kurse pas ndarjes me këtë grup, ai vazhdoi karrierën si muzikant i vetëm dhe u pa duke punuar me shumë artist si : Iggy Pop, Isaac Hayes, Jeffrey Lee Pierce, The Sex Pistols’Glen Mattlock e Peter Gabriel./Indeksonline/
