75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / k.v

Vdes biçiklisti në Batllavë, forenzika po kryen hetimet

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline thonë se një person është gjetur pa shënja jete dhe afërij tij shihet edhe një biçikletë.

Në vendin e ngjarjes fillimisht kanë dalë njësitet e stacionit policor të Podujevës e tani aty ka arritur edhe forenzika.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky rast ndërsa policia ende nuk është deklaruar për rastin./IndeksOnline/